Himne,
no. 140
Ne po Marshojm’ drejt Lavdisë
Ne po Marshojm’ drejt Lavdisë
1. Ne po marshojm’ drejt lavdisë;
Për kurorën ton’ punojm’.
Armatimin do bëjm’ të ndrij’,
Posht’ kurr’ mos ta lëshojm’.
Po marshojm’, marshojm’ drejt shtëpis’,
Drejt asaj toke larg.
Punojm’ për jet’ t’përjetshme,
Yll’ që na drejton lart.
2. Për çdo dit’ ne po marshojm’;
Nga qielli drejtuar.
Çdo veprim i mir’ na afron
N’shtëpi t’kuror’zuar.
Po marshojm’, marshojm’ drejt shtëpis’,
Drejt asaj toke larg.
Punojm’ për jet’ t’përjetshme,
Yll’ që na drejton lart.
3. Me f’mijët e shpëtuar
Grup te froni qiellor,
Do lavd’rojm’ Zotin, Shëlbuesin,
Mëshir’n e Tij pohojm’.
Po marshojm’, marshojm’ drejt shtëpis’,
Drejt asaj toke larg.
Punojm’ për jet’ t’përjetshme,
Yll’ që na drejton lart.
Teksti dhe muzika: John M. Chamberlain, 1844–1930
Teksti dhe muzika: John M. Chamberlain, 1844–1930