1. Kur tufat ruanin barinjt’,At’ nat’ në tok’ t’ulur,Posht’ zbriti engjëll’ i ZotitDhe lavdi shkëlqeu.“Mos druani”, u tha, sepseTë frik’suar ishin;“Ju sjell lajme gëzimi t’madhJu dhe gjith’ njer’zimit.”
2. “Për ju n’qytet të DaviditU lind pasardh’s i tij,Shpëtimtari q’ësht’ Zoti Krisht,Dhe kjo do t’jet’ shenja:Qielloren Foshnje do t’gjeni,Nga njer’zit për t’u par’,Mbështjell’ me pelena t’thjeshta,Në grazhd i vendosur.”
3. Kështu tha engjëlli dhe ja,Një ushtri qielloreU shfaq që Per’ndin’ lëvdonteMe këng’, ai u foli:“Per’ndis’ nga lart lavdi i qoft’Dhe paqe past’ në tok’.Nga qiell’ vullnet i mir’ njer’zveFilloft’ dhe mos mbaroft’.”
Teksti: Nahum Tate, 1652–1715; bazuar te Lluka 2:8–14
Muzika: Këngë Krishtlindjeje nga Jorkshajër, rreth 1800
Teksti: Nahum Tate, 1652–1715; bazuar te Lluka 2:8–14
Muzika: Këngë Krishtlindjeje nga Jorkshajër, rreth 1800